Lajmi ditës

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheq me KFOR-in

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheq me KFOR-in

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik” që do të ndihmojë në formësimin e së ardhmes së Aleancës në një kohë të sfidave të shtuara të sigurisë në rajonin euroatlantik.

Në fjalën e tij pas përfundimit të samitit, kreu i shtetit turk përmendi edhe kontributin e vendit të tij në KFOR. “Do të vazhdojmë komandën e Operacionit të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë, të cilën e morëm në tetor, deri në fund të shtatorit të vitit 2026. Do të komandojmë forcën reaguese të aleancës më 2028-2029”, tha presidenti turk.

Duke theksuar rolin e Turqisë brenda NATO-s, ai tha se vendi komandon forcën e dytë më të madhe tokësore të aleancës dhe për shumë kohë ka shërbyer si gurthemel i sigurisë në krahun juglindor të NATO-s.

“Aktualisht ne komandojmë ushtrinë e dytë më të madhe tokësore të NATO-s. Për dekada të tëra, siguria e krahut juglindor të NATO-s i është besuar kryesisht vendit tonë”, tha ai.

Erdogani tha se Turqia mbetet ndër kontribuesit kryesorë në operacionet, misionet dhe financimin e përbashkët të NATO-s, duke shtuar se avionët luftarakë turq F-16 do të vendosen në Estoni duke filluar nga gushti si pjesë e misionit të Policisë Ajrore të NATO-s.

Për sa i përket vetë samitit, presidenti turk e cilësoi si të suksesshëm.

Ndaj / Сподели