Kanë nisur punimet për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “A. Ristrvski” në Tetovë, me gjatësi prej 210 metrash, projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjidhjen e problemit me ujërat atmosferike në këtë zonë, shkruan Tema.mk.
Drejtori i NPK Sharri, Valon Zeqiri, theksoi se punimet po realizohen nga kjo ndërmarrje publike dhe janë pjesë e angazhimeve për modernizimin e qytetit. Sipas tij, përmes investimeve konkrete dhe punës në terren, synohet krijimi i një mjedisi më funksional, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.
