Shumë liderë politikë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit e kanë cilësuar si lajm të mirë humbjen politike të Aleksandar Vuçiçit në Serbi, por kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ende nuk ka reaguar publikisht për këtë zhvillim.
Siç raporton Tema.mk, ajo që bie në sy është heshtja e Ahmetit, në një kohë kur qëndrimet e liderëve të tjerë të rajonit për zhvillimet politike në Serbi kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Kjo heshtje ngre pikëpyetje për qëndrimin e kreut të BDI-së ndaj zhvillimeve politike në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh raportet politike të së kaluarës. Kujtojmë se Ali Ahmeti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë qenë ndër figurat politike të lidhura me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, e cila synonte forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjen më të lirë mes vendeve pjesëmarrëse./Tema.mk/
