LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

Bashkim Murtezi përmbyll rrugëtimin e tij politik, ja çfarë shkruan

Bashkim Murtezi përmbyll rrugëtimin e tij politik, ja çfarë shkruan

Përmes një letre publike, Murtezi bëri të ditur se nga 24 korriku 2026 largohet nga detyra e përgjegjësit të Komisionit Kadrovik, nga anëtarësia në Kuvendin Qendror të VLEN-it, si dhe nga aktiviteti politik, duke theksuar se vendimi vjen si përmbyllje e një misioni që, sipas tij, është realizuar me përgjegjësi dhe përkushtim.

Në reagimin e tij, ai rikujtoi se gjatë gjithë angazhimit politik nuk ka kërkuar dhe nuk ka pranuar poste ekzekutive, duke e cilësuar politikën si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si karrierë.

Murtezi përmendi rolin e tij si ish sekretar organizativ i Alternativës, pjesëmarrës në shtabin zgjedhor të VLEN-it dhe përgjegjës i Komisionit Kadrovik, duke vlerësuar se ka qenë pjesë e proceseve që çuan në krijimin e opozitës së bashkuar dhe më pas të koalicionit VLEN.

Ai theksoi se gjatë drejtimit të Komisionit Kadrovik janë realizuar mbi 2.400 punësime dhe qindra avancime, të cilat, sipas tij, kanë siguruar një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Në fund të mesazhit, Murtezi falënderoi bashkëpunëtorët dhe aktivistët për mbështetjen ndër vite, kërkoi falje për gabimet e mundshme dhe uroi që VLEN të vazhdojë rrugëtimin e saj me energji të reja, duke shtuar se do të mbetet pranë idealeve që, sipas tij, e kanë bashkuar këtë subjekt politik.

Ndaj / Сподели