Më 03.06.2026, rreth orës 15:15, në fshatin Lukovicë të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të S.J. (75), njoftojnë nga SPB Tetovë.
Flakët kanë përfshirë të gjithë objektin, duke bërë që shtëpia të digjet plotësisht. Në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e Tetovës, e cila ka arritur ta lokalizojë dhe ta shuajë zjarrin.
Sipas informacioneve fillestare, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Lajmi ditës
Zjarr në një shtëpi në Tetovë – objekti digjet plotësisht
