Lajmi ditës

“Video intime”, reagon Eli Fara: Nuk ndjehem e turpëruar!

“Video intime”, reagon Eli Fara: Nuk ndjehem e turpëruar!

Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe që u bë në opinionin publik, ka reaguar këngëtarja Eli Fara. Në reagimin e saj, artistja shprehet se nuk ndihet e turpëruar dhe se turpi duhet të rëndojë mbi ata që shpërndanë dhe publikuan pamjet.

“Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shkruan ajo.

Artistja ngre shqetësimin për mënyrën se si gratë përballen me gjykimet e shoqërisë, duke theksuar se shpesh u kërkohet të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre.

“U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”, shprehet ajo.

Në vijim, Eli Fara thotë se këtë çështje do t’ia lërë drejtësisë, ndërsa i bën thirrje publikut për “njerëzillëk” dhe ndalimin e shpërndarjes së materialeve që mund të thellojnë dhimbjen e një personi dhe familjes së tij.

“Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni”, shkruan ajo.

Ndaj / Сподели