LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Trump kërcënon Teheranin: Do t’i sulmojmë prapë! Nuk kanë çfarë të na bëjnë, s’na ndalojnë dot

Trump kërcënon Teheranin: Do t’i sulmojmë prapë! Nuk kanë çfarë të na bëjnë, s’na ndalojnë dot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se ushtria amerikane do të kryejë sulme të reja ndaj objektivave iraniane gjatë orëve në vijim.

Në një intervistë për komentatorin konservator Hugh Hewitt, Trump tha se forcat amerikane do ta godasin “shumë fort” Iranin dhe se Teherani “nuk mund të bëjë absolutisht asgjë për ta ndaluar”.

Presidenti amerikan la të kuptohet se një nga objektivat e mundshëm është nj  kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë centralit bërthamor të Natanzit në Iranin qendror.

“Do ta shkatërrojmë. Thuaju iranianëve të përgatiten”, deklaroi Trump, duke shtuar se SHBA po monitoron vazhdimisht aktivitetin në atë zonë.

“Po e vëzhgojmë nga afër. Nuk shohim ndonjë aktivitet atje. Sa herë që dëgjojmë për këtë, e hedhim në erë. Kjo është arsyeja pse nuk u pëlqen të flasin për të. Ndoshta do ta testojmë Pickaxe shumë shpejt”, u shpreh presidenti amerikan. Trump komentoi edhe memorandumin e nënshkruar më parë mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke e cilësuar atë si një “provë” që, sipas tij, Irani nuk e respektoi.

I pyetur për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se ato janë “shumë të mira”, megjithëse pranoi se në disa raste ka pasur mospajtime mes tyre.

Ndaj / Сподели