Ish-deputeti britanik George Galloway akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se po mashtron publikun lidhur me pretendimet për negociata mes SHBA-së dhe Iranit, duke e cilësuar deklaratën e tij si një përpjekje për të ndikuar në tregjet financiare dhe ato të naftës. Sipas Galloway, nuk ka pasur asnjë bisedim real mes palëve, ndërsa deklaratat e Trumpit i quajti “gënjeshtër” dhe “mashtrim” me qëllim manipulimin e investitorëve. Pretendime të ngjashme janë mohuar edhe nga zyrtarë iranianë, të cilët i kanë quajtur deklaratat për bisedime “fake news” dhe përpjekje për të ndikuar në tregun e naftës.
Bota
“Trump po gënjen për negociatat me Iranin, fjalimi i tij ishte mashtrim për të manipuluar tregun”
