LAJME
Rama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupArrestohen dy persona nga rrethina e Shkupit, në veturë u gjetën pushkë gjuetieRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupArrestohen dy persona nga rrethina e Shkupit, në veturë u gjetën pushkë gjuetie
Lajmi ditës

Trump: Mediat gënjejnë, Irani po humbet – jo po fiton

Trump: Mediat gënjejnë, Irani po humbet – jo po fiton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër mediat në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, duke i akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me konfliktin me Iranin.

Trump tha se “mediat e fake news, për shkak të Sindromës së tyre të madhe të Çrregullimit nga Trump, duan të thonë se Irani po ‘fiton’, kur në realitet të gjithë e dinë se ai po humbet keq”.

Ai shtoi se mediat janë “të çmendura ose thjesht të korruptuara”.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara kanë “shkatërruar plotësisht ushtrinë iraniane, përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcat Ajrore”, duke pretenduar gjithashtu se “udhëheqja e tyre është e vdekur”.

Presidenti amerikan deklaroi më tej se ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet së shpejti dhe se anijet tashmë po lëvizin me shpejtësi drejt SHBA-ve për t’u furnizuar.

“Por nëse i dëgjon mediat e fake news, duket sikur ne po humbasim”, përfundoi ai.

Ndaj / Сподели