LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

‘Sosi helmues’ në Sach, qytetarët e prekur rrëfejnë për gjendjen e tyre

‘Sosi helmues’ në Sach, qytetarët e prekur rrëfejnë për gjendjen e tyre

Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të disa ushqimeve në tri pika të “SachPizza”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, të dyshuarit se janë helmuar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Klankosova.tv ka kontaktuar me dy persona që pretendojnë se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në këtë rrjet të picerive në kryeqytet.

Njëri prej tyre tha se kishte konsumuar një sanduiç në pikën e “SachPizza” në Prishtinë të enjten, ndërsa simptomat u shfaqën pak orë më vonë.

“Qitash jam tu marrë infuzion në QKMF te Qafa. Të enjten bashkë me dy kolegë kemi hanger sanduiç në Sach. Të enjten na kanë nisë simptomat, ndërsa të premten janë përkeqësu. Të shtunën u lajmëruam në QKMF te Qafa, na dhanë barna, por njëri prej kolegëve u dërgua në Klinikën Infektive, ku i thanë se dyshohet se helmimi është nga sanduiçi i Sachit”, deklaroi ai.

Një tjetër qytetar, i cili foli në emër të motrës së tij, tha se ajo vazhdon të ketë probleme shëndetësore, ndërsa pretendon se numri i të prekurve është mbi 30.

Motra është helmuar dhe ende nuk është kthjellë mirë. I di edhe disa raste të tjera që janë helmuar nga Sachi. Siç po flitet, dyshimet janë se helmimi ka ardhur nga sosi i picës”, tha ai.

Ndaj / Сподели