LAJME
A po ‘prishet’ Rama me Erdoganin? Kryeministri Shqiptar jep deklaratën e fortë: “Turqia më shumë ka investuar në Serbi, bashkë sa në Shqipëri e Kosovë!”Sekuestrohen 680 kilogramë ka’nabis në këtë qytet të Maqedonisë, ja detajet“Haga do e arrestojë edhe Ali Ahmetin”, ja kush e thotë!Arrestohet Vlora Hyseni, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar – ja DETAJET!Arriti bora e parë në Ballkan, ja ku ka rënë sot!E rëndë në Turqi, 15 vjeçari hap zjarr në shkollë dhe plagos 11 nxënës, autoritetet: Shkak dyshohet bullizimiDramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasjeRritje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoni, ja sa!A po ‘prishet’ Rama me Erdoganin? Kryeministri Shqiptar jep deklaratën e fortë: “Turqia më shumë ka investuar në Serbi, bashkë sa në Shqipëri e Kosovë!”Sekuestrohen 680 kilogramë ka’nabis në këtë qytet të Maqedonisë, ja detajet“Haga do e arrestojë edhe Ali Ahmetin”, ja kush e thotë!Arrestohet Vlora Hyseni, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar – ja DETAJET!Arriti bora e parë në Ballkan, ja ku ka rënë sot!E rëndë në Turqi, 15 vjeçari hap zjarr në shkollë dhe plagos 11 nxënës, autoritetet: Shkak dyshohet bullizimiDramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasjeRritje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoni, ja sa!
Lajmi ditës

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin mund të nënshkruhet brenda dy ose tre ditësh

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin mund të nënshkruhet brenda dy ose tre ditësh

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se negociatat me Iranin janë ende në zhvillim dhe se pret që një marrëveshje paqeje të nënshkruhet brenda “dy ose tre ditësh”, sipas “The Independent”. Duke folur para gazetarëve, presidenti Trump tha se nuk ka më çështje të pazgjidhura në bisedime. “Kemi një mundësi të mirë për ta arritur. Jemi shumë pranë një marrëveshjeje shumë të mirë, të fortë dhe të fuqishme”, u shpreh ai. Sipas presidentit amerikan, Ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet sapo të nënshkruhet një marrëveshje armëpushimi. Kjo rrugë detare konsiderohet jetike për transportin global të naftës dhe gazit.

Deklaratat e  presidentit Trump vijnë pasi Irani dhe Izraeli ranë dakord të ndalin sulmet, pas shkëmbimeve të zjarrit që shënuan përplasjen e parë mes dy vendeve që nga armëpushimi i arritur në prill. Përshkallëzimi i tensioneve kishte ngritur shqetësime për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

I pyetur nëse SHBA-ja do ta mbështeste Izraelin në rast se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të rifillonte luftën kundër Iranit, Trump u shpreh skeptik.

“Nuk besoj se do të ndodhë. Gjithçka po shkon shumë mirë. Irani po bën atë që duhet të bëjë,” tha ai. Trump shtoi se ka ndikim të madh mbi Netanyahun, duke deklaruar: “Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën.”

Ndaj / Сподели