Kronika e zezë

Vritet 19-vjeçari në tarracën e shtëpisë familjare, ja çfarë thotë policia

Vritet 19-vjeçari në tarracën e shtëpisë familjare, ja çfarë thotë policia

Mbrëmë rreth orës 23:05 në Drnish, në tarracën e një shtëpie familjare, një 50-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë në vend një 19-vjeçar, shtetas kroat, njoftoi Drejtoria Policore Shibenik-Knin, shkruan “Slobodna Dalmacija”, përcjellë Tema.mk.

Zyrtarët policorë po zhvillojnë hetime kriminale për të zbardhur të gjitha detajet dhe rrethanat e incidentit. Një numër i madh i forcave policore ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Autori ishte i njohur më herët për policinë dhe në vitin 2023 ishte kallëzuar në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Shibenik për veprën penale “Posedim, prodhim dhe furnizim i paligjshëm me armë dhe materiale shpërthyese”, njoftoi policia.

Ndaj / Сподели