Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se do të zhgënjehej shumë me homologun e tij kinez, Xi Jinping nëse ai do t’i siguronte armë Iranit.
Reuters raportoi të mërkurën se Irani pritet të marrë një dërgesë prej 300-400 raketash mbrojtëse ajrore me qitje të prodhuara në Kinë brenda disa javësh. Marrëveshja thuhet se vlerësohet në 60-70 milionë dollarë.
CNN ka raportuar më parë se inteligjenca amerikane tregonte se Kina po përgatitej t’i dërgonte Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur Teherani po kërkon të rimbushë disa sisteme armësh me ndihmën e partnerëve të huaj kryesorë.
