Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.Në një deklaratë të publikuar më 15 gusht, Thaçi e ka cilësuar Ahmetin si “të rekrutuar si antishqiptar”, duke përdorur një krahasim të fortë për të përshkruar mënyrën se si, sipas tij, është përdorur politikisht lideri i BDI-së.“Ali Ahmeti është i rekrutuar si antishqiptar, si zagarët që i rekrutojnë për ta pasur gjahun e vërtetë”, është shprehur Thaçi.Sipas kreut të PDSH-së, “gjahu i vërtetë” në këtë rast ka qenë PDSH-ja, duke pretenduar se Ahmeti është përdorur për ta goditur politikisht partinë e tij.Deklarata e Thaçit vjen në kuadër të përplasjeve të tij të vazhdueshme politike me Ali Ahmetin dhe BDI-në.
Lajmi ditës
Menduh Thaci: Ali Ahmeti i rekrutuar si antishqiptar, si zagarët qe i rekrutojnë për ta pasur “gjahun e vërtetë”
