Lajmi ditës

Tetovës i shtohet një magjistër i shkencave islame

Tetovës i shtohet një magjistër i shkencave islame

Hoxhë Ali Ashani nga Tetova mbron me sukses magjistraturën në Fikh në Universitetin ez-Zejtuna të Tunisit

Dje, më 25 qershor 2026, hoxhë Ali Ashani nga Tetova e mbrojti me sukses disertacionin e magjistraturës në fushën e Fikhut në Universitetin ez-Zejtuna të Tunisit, duke u vlerësuar me notën maksimale.

Universiteti ez-Zejtuna njihet si një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të dijes islame në botë. Për shekuj me radhë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e mendimit dhe ndërgjegjes islame, veçanërisht në Maghribin islam dhe më gjerë. Në auditorët e tij kanë studiuar dhe ligjëruar figura të shquara si Ibn Arafe, Ibn Halduni, Ibn Ashuri dhe shumë dijetarë të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë intelektuale islame.

Ndaj / Сподели