LAJME
Dalin pamjet/ Ja si u godit për vdekje motoristi 19 vjeçar mbrëmjen e kaluar në Shkup (VIDEO)Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor, si është gjendja e tij?Hegseth mesazh Iranit: SHBA-të janë më se të afta për të rinisur luftënPersoni që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurDalin pamjet/ Ja si u godit për vdekje motoristi 19 vjeçar mbrëmjen e kaluar në Shkup (VIDEO)Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor, si është gjendja e tij?Hegseth mesazh Iranit: SHBA-të janë më se të afta për të rinisur luftënPersoni që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundur
Lajmi ditës

Skandal në tregun e kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut – “Kredi Yes” humb licencën, mbyllen rreth 40 degë, ja detajet

Skandal në tregun e kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut – “Kredi Yes” humb licencën, mbyllen rreth 40 degë, ja detajet

Shoqëria financiare për kredi të shpejta “Kredi Yes” është kompania të cilës Ministria e Financave i ka hequr licencën e punës pas konstatimit të parregullsive serioze në veprimtarinë e saj.


Bëhet fjalë për një nga kompanitë më të mëdha në tregun maqedonas të kredive të shpejta, me strukturë pronësie të lidhur me investitorë nga Bullgaria. Pas vendimit për heqjen e licencës, kompania ka nisur mbylljen e rreth 40 degëve në mbarë vendin.


Sipas informacioneve të publikuara, rreth 120 punonjës janë njoftuar se aktiviteti i kompanisë është ndërprerë, duke ngritur pikëpyetje për statusin e tyre të ardhshëm të punësimit.
Edhe pse i është hequr licenca, “Kredi Yes” do të mund të vazhdojë vetëm me aktivitete të kufizuara për mbledhjen e borxheve ekzistuese nga klientët, por nuk do të lejohet të japë kredi të reja apo të kryejë veprimtari financiare që kërkojnë licencë. Kompania operon në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2019 dhe është shndërruar në një nga aktorët më të rëndësishëm në sektorin e kredive të shpejta. Sipas të dhënave financiare, gjatë vitit të kaluar ka realizuar të ardhura prej rreth 4 milionë eurosh, ndërsa fitimi ka arritur në rreth 1,15 milionë euro.


Ministria e Financave njoftoi se licenca është hequr pas një kontrolli të jashtëzakonshëm të nisur mbi bazën e një ankese të paraqitur nga një qytetar. Gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje serioze të detyrimeve ligjore, mosrespektim i rregullave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe praktika që, sipas Ministrisë, kanë vënë drejtpërdrejt në rrezik qytetarët që përdorin shërbimet financiare.

Ndaj / Сподели