LAJME
Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”
Lajmi ditës

Kallëzohet penalisht për denoncim të rrejshëm në polici Bajram Rexhepi, ja detajet!

Kallëzohet penalisht për denoncim të rrejshëm në polici Bajram Rexhepi, ja detajet!

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi ka akuzuar sot inxhinierin Ibrahim Ferati për kërcënim me jetë përmes mesazhit sms. Sipas Rexhepit, kërcënimi ka ardhur si pasojë e siç pretendon ai, zbardhjes se planit apo studimin e fizibilitetit, për sipërfaqen dhe objektin tek zjarrfikësit e Tetovës.

“Unë mbrëmë kam pranuar kërcënime nga personi Ibraim Ferati, i cili është vëllai i pronarit dhe autorit të këtij planit të vjedhjes dhe njëkohësisht është edhe pronar i kompanisë që bën ndërtimin e objektit të Komunës dhe në të njëjtën kohë është edhe bashkëpronar me dajën e Bilall Kasamit. Ne sot kemi denoncuar në Polici këtë kërcënim dhe dua t’ju bëj me dije të gjithë atyre që përdorin metoda të tilla mesjetare kërcënimesh, që jo vetëm që nuk mund të na kërcënojnë në mënyrë të tillë, të na frikësojnë, përkundrazi ne do të denoncojmë çdo hap që planifikon vjedhjen e pronës së tetovarëve, deklaroi Bajram Rexhepi, BDIAlsat kontaktoi Ibrahim Feratin. Ai mohoi kategorikisht të ketë kërcënim me jetë nga ana e tij.“Të dhënat e zotëri Bajram Rexhepit, të dhëna për mediat sa i përket kërcënimit të pretenduar janë totalisht të pavërteta dhe ajo vërtetohet me sms mesazhin qe ja kam dërguar. Mesazhin si foto dokumentacion ua dërgoj shtojcë të këtij mesazhi. Me respekt Ibraim Fearti”, Është përgjigjur me shkrim inxhinieri Ibrahim Ferati.Policia e Tetovës konfirmon denoncimin e Rexhepit për kërcënim, ndërkohë Ibrahim Ferati ka paditur Rexhepin për denoncim të rrejshëm./Alsat.mk.

Ndaj / Сподели