Lajmi ditës

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar në lokalin “Sach Pizza”, ja detajet

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar në lokalin “Sach Pizza”, ja detajet

Reth 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një nga pikat e rrjetit të lokaleve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe që nga e premtja po marrin trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga Klinika Infektive kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se 16 persona janë të hospitalizuar nga e premtja, ndërsa edhe tre të tjerë kanë pranuar trajtim të dielën.

Të hospitalizuar janë 16 pacientë që nga e premtja, dhe tre të tjerë kanë ardhur këtë të diel”, ka deklaruar Izet Sadiku, shef i ndërrimit në Klinikën Infektive për Reporteri.net.

Ai ka tutje ka thënë se mjekët janë duke pritur rezultatet e analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të kuptuar nëse gjendja e pacientëve është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar.

I pyetur si është gjendja shëndetësore e pacientëve, Sadiku ka thënë se gjendja aktuale është e mirë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësorë.

Ndaj / Сподели