Lajmi ditës

Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-së

Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-së

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së asaj që ndodhi me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Mediat kryesore të Prishtinës kishin sot tituj si ky i Klan Kosova: “Rama mban sot fjalim në AP të OKB-së: A do të flasë për UÇK-në?”.

“Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së” – shkruan Telegrafi.

Por Rama i zhgënjeu të gjithë.

Fjala e tij 22-minutëshe nuk i përmbajti fare fjalët: “Kosovë”, “UÇK” apo “Gjykatë Speciale”. Shqetësimi më i madh i tij ishte Inteligjenca Artificiale dhe më pas “Revolucioni i Flamingove”.

Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e mediave të Kosovës.

“Kosova pa zë në OKB, Rama flet për inteligjencën artificiale” është titulli i Koha.net.

Ndaj / Сподели