Sot në Tetovë, BDI ka paralajmëruar protestë lidhur me vendimin për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve të qytetit. Marshi protestues pritet të nisë në orën 20:00 nga Sheshi “Iliria”.
Sipas burimeve jozyrtare, organet e sigurisë kanë marrë informacione për mundësinë e incidenteve dhe tentativave për përshkallëzim të protestës, përfshirë edhe dëmtime të mundshme ndaj institucioneve publike, njofton Tema.mk.
Burime të afërta me institucionet bëjnë të ditur se policia dhe organet kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me qëllim që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të parandalohet çdo incident i mundshëm./Tema.mk/
