LAJME
Irani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptarIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar
Lajmi ditës

LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarë

LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarë

Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE-ZNAM-VLEN, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar dy objektiva kryesore: zbatimi i platformës së VMRO-DPMNE-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në të katër shtyllat e saj themelore.
Në reagim thuhet se VMRO-DPMNE ka arritur të realizojë pothuajse të gjitha premtimet e saj parazgjedhore, ndërsa partnerët shqiptarë në qeveri kanë luajtur rolin e mbështetësve të këtyre politikave.

“Për këto dy vite të qeverisjes VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore. VMRO-DPMNE arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Lidhja Shqiptare rikujton premtimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për shfuqizimin e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se ato tashmë janë realizuar përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe iniciativave ligjore të Qeverisë.

“Kujtoni kur VMRO dhe kryeministri Hristian Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi Balansuesin dhe po përmes së njëjtës gjykatë shfuqizon çdo ligj e vendim që është sjellë me Parimin e Badenterit. Kujtoni kur tha se do ta rikthejë shtetin dhe institucionet në duart e maqedonasve. Fillimisht këtë e bënë përmes largimit të mijëra shqiptarëve nga puna dhe nga pozicionet udhëheqëse, ndërsa tani tentojnë ta bëjnë përmes propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ku përfaqësimi etnik eliminohet me ‘meritokraci’, ndërsa parimi i Badenterit me ‘Badenter të vogël’”, theksohet në reagim.

Sipas Lidhjes Shqiptare, gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë hapa edhe kundër përdorimit të gjuhës shqipe dhe kundër decentralizimit.

“Ju sulën edhe Gjuhës Shqipe. Nuk arritën ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese falë rezistencës dhe protestës së opozitës, por e ndaluan në praktikë përdorimin zyrtar duke i detyruar edhe funksionarët shqiptarë të shkruajnë dokumentet vetëm në një gjuhë. Më tragjikja, i detyruan që edhe deklarativisht të distancohen dhe të mohojnë Gjuhën Shqipe. Me vendim Qeverie, gjatë këtij dyvjeçari u fshi diaspora shqiptare dhe për pasojë u ul numri i këshilltarëve shqiptarë, u zvogëluan mjetet për komunat nga buxheti i shtetit dhe nga kredia hungareze, duke goditur shtyllën e decentralizimit në përgjithësi dhe atij fiskal në veçanti. Në këtë temë u bë edhe rikthimi i emrave jugosllavë dhe komunistë, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit Komunal të Tetovës për emrat shqip të shesheve dhe rrugëve”, thuhet më tej në reagim.

Ndaj / Сподели