LAJME
BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështetenBDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
Bota

Përgjaken pashkët, bie një pemë dhe ua merr jetën 3 personave

Përgjaken pashkët, bie një pemë dhe ua merr jetën 3 personave

Tre persona, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj, humbën jetën tragjikisht të dielën e Pashkës pasi një pemë u rrëzua mbi një grup njerëzish që po kërkonin vezë në një pyll pranë Flensburgut, në veri të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në zonën Mittelangeln, ku për shkak të erërave të forta një pemë rreth 30 metra e lartë u rrëzua mbi ta. Katër persona mbetën të bllokuar nën pemë. Në vendngjarje humbën jetën një 16-vjeçare dhe një 21-vjeçare, ndërsa vajza 10-muajshe e kësaj të fundit u dërgua me helikopter në spital, ku më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Një tjetër vajzë 18-vjeçare mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa disa persona të tjerë pësuan lëndime të lehta. Sipas policisë, në momentin e ngjarjes në pyll ndodheshin rreth 50 persona.

Autoritetet dyshojnë se rrëzimi i pemës është shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike dhe erërat e forta, por hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë vijojnë.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra forca shpëtimi, përfshirë zjarrfikës, policinë dhe një helikopter, ndërsa të pranishmëve iu ofrua ndihmë psikologjike. Sipas mediave, mbi 80 efektivë morën pjesë në operacionin e emergjencës.

Ndaj / Сподели