Lajmi ditës

Paditet ish drejtoresha e Spitalit të Manastirit, dyshohet se keqpërdori 500 mijë euro

Paditet ish drejtoresha e Spitalit të Manastirit, dyshohet se keqpërdori 500 mijë euro

“Kallëzim penal ndaj E.I. (53) dhe M.A.N. (61), të dy nga Manastiri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. E denoncuara e parë, në cilësinë e drejtores së ISHP-së Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski”, e më pas edhe si drejtor mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe e denoncuara e dytë, në cilësinë e udhëheqësit të Repartit të Sëmundjeve Interne pranë ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski”, i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre me qëllim që të përfitonin dobi të paligjshme materiale për vete dhe tjetrin”, ka njoftuar vMinistria e Punëve të Brendshme.

Drejtoresha dyshohet se ka paguar rreth 12 mjekë në periudhën nëntor 2023-qershor 2024 për orët shtesë, duke shkaktuar dëm 494 933 denarë. Vendimi i drejtoreshës ishte në kundërshtim me vendimin e këshillit drejtues.

Ndaj / Сподели