LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

Azizi: Përgjigjja ndaj shpifjeve është puna në terren, jo propaganda

Azizi: Përgjigjja ndaj shpifjeve është puna në terren, jo propaganda

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe njoftimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me përfundimin e punimeve në rrugën e lagjes “Dardania”.

Azizi thekson se çdo akuzë dhe shpifje nga kundërshtarët politikë po merr përgjigje me projekte konkrete në terren.

“Për çdo shpifje dhe akuzë që vjen nga ata që kanë mbetur peng i politikës së zullumit, përgjigjja e Bilall Kasamit në terren është një projekt i përfunduar”, shkruan Azizi.

Sipas tij, ritmi i punës së kryetarit Kasami po rrit mbështetjen e qytetarëve, ndërsa opozita, siç shprehet ai, po humb shpresën për t’u rikthyer në pushtet përmes propagandës.

Në fund të postimit, deputeti i VLEN-it uron banorët e lagjes “Dardania” për investimin e realizuar, duke theksuar se zhvillimi vjen “me punë, jo me fjalë”.

Ndaj / Сподели