Në lidhje me disa pyetje të gazetarëve për proceset gjyqësore kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga Gjykata Penale Themelore Shkup informojnë se aktualisht ndaj tij janë aktive dy urdhërarreste për ekzekutimin e dënimeve me burg, përkatësisht për rastet “Dhuna në Qendër” dhe “Parcelat në Vodno”.
Në rastin “Dhuna në Qendër”, është shqiptuar dënim me burg prej një viti e gjashtë muajsh, ekzekutimi i të cilit parashkruhet më 10 shtator 2027. Për rastin “Parcelat në Vodno”, është caktuar dënim unik me burg prej nëntë vitesh, me afat parashkrimi të ekzekutimit deri më 14 shkurt 2043. Për këtë rast është shqiptuar edhe një gjobë që nuk është paguar, e cila është zëvendësuar me dënim me burg prej 180 ditësh. Ekzekutimi i këtij dënimi parashkruhet më 14 shkurt 2027.
Sa i përket rastit “Tanku”, nga Gjykata njoftojnë se ekzekutimi i dënimit me burg prej dy vitesh është parashkruar më 16 tetor 2024, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal. Me vendimin që është bërë i formës së prerë më 4 tetor 2018, Gruevski ishte dënuar për veprën penale marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Parashkrimi absolut për ekzekutimin e dënimit ka ndodhur më 4 tetor 2024, pas së cilës gjykata ka marrë vendim për ndërprerjen e ekzekutimit.
Ndërkohë, ndaj Gruevskit po zhvillohen edhe procedura të tjera gjyqësore në mungesë, pasi ai nuk është i arritshëm për organet e ndjekjes penale. Bëhet fjalë për rastet “Titanik” dhe “Talir 2”, të cilat janë ende aktive.
Lajmi ditës
Nëse Gruevski nuk kthehet deri në vitin 2027, do i vjetërsohet edhe një lëndë e rëndësishme, ja cila
