Sot (27.09.2026), rreth orës 09:30, zyrtarë policorë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, në koordinim me Njësinë për Intervenim pranë SPB Shkupit, kanë arrestuar në oborrin e shtëpisë së tij personin C.A. (26), i cili kërkohej me fletarrest qendror.Për të ishte lëshuar fletarresti më 06.08.2026 nga Gjykata Themelore Penale Shkup, sipas nenit 258, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22, me masë paraburgimi, si dhe shpallje qendrore më 17.04.2026 nga SPB Shkupi për veprën penale sipas nenit 386, paragrafi 6.C.A. është dorëzuar nga Njësia për Intervenim pranë SPB Shkupit në Stacionin Policor Gazi Babë për procedurë të mëtejshme.
Lajmi ditës
Arrestohet një person i kërkuar me fletarrest për zhvatje dhe dhunë
