LAJME
Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”Nisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit të Kryeqytetit”
Lajmi ditës

Habit Baba Mondi: Skenderbeu ishte bektashi

Habit Baba Mondi: Skenderbeu ishte bektashi

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka deklaruar se ideja për krijimin e një shteti bektashi mbetet në tryezë dhe nuk mund të arkivohet, duke theksuar se komuniteti kërkon prej dekadash një status të veçantë diplomatik. Ai u shpreh se Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve nuk mund të funksionojë si një organizatë e zakonshme, por duhet të ketë njohje ndërkombëtare për të përfaqësuar besimtarët e saj në vende të ndryshme të botës.

Duke folur për modelin që mund të ndiqet, Baba Mondi bëri një krahasim me Vatikani, duke ngritur pyetjen: “Ç’humbet Italia nga Vatikani?”, për të argumentuar se një strukturë e tillë nuk dëmton shtetin, por përkundrazi krijon një raport harmonik mes fesë dhe institucioneve shtetërore. Sipas tij, mbetet në dorën e shtetit shqiptar të vendosë nëse kjo do të marrë formën e një mini-shteti apo një statusi tjetër të veçantë.

Në deklaratat e tij, Baba Mondi theksoi edhe rolin historik të bektashinjve në Shqipëri, duke pretenduar se Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte lidhje me bektashizmin dhe se komuniteti ka dhënë kontribute të mëdha për kombin. Ai nënvizoi se qëllimi i tyre nuk është ndarja nga Shqipëria, por forcimi i pozitës ndërkombëtare të bektashinjve përmes një statusi të njohur dhe të garantuar.

“Ne shqiptarë jemi, ça do i bëjmë Shqipërisë? A kemi dhënë? A jemi masakruar për Shqipërinë? Skënderbeu, bektashi ka qenë, që i mblodhi. Kush e ka bërë përveç Skënderbeut? Asnjë. Ishte atje… ishte bektashi!”, tha Baba Mondi.

Ndaj / Сподели