LAJME
Ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaAksion i ri policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup i organizuar kriminal!Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tijMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaAksion i ri policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup i organizuar kriminal!Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tijMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!
Lajmi ditës

Ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?

Ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?
  1. Maqedonia shënon progres në harmonizimin me legjislacionin evropian dhe në zbatimin e reformave të Planit të Rritjes, por ndryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për hapjen e klasterit të parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian, në raportin e fundit për vendin, paralajmëron gjithashtu për rezultate të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit, zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe nevojën për reforma shtesë në administratën publike.Këto janë disa nga vlerësimet kryesore të Raportit të Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026, i cili u prezantua dje në Bruksel. Sot, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, pritet t’ia dorëzojë raportin kryeministrit Hristijan Mickoski.Pas dorëzimit të dokumentit, Mickoski dhe Rokas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qeveri.Nuk ka përparim me ndryshimet kushtetuese, klasteri i parë mbetet i pahapurNjë nga vërejtjet kryesore në raport lidhet me mosmiratimin e ndryshimeve kushtetuese, të parashikuara në përfundimet e Këshillit të BE-së të vitit 2022.Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia ka vazhduar punën për përmbushjen e kushteve për hapjen e klasterit 1, “Themeloret e procesit të anëtarësimit”, por nuk është shënuar përparim në miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.Me këto ndryshime parashihet përfshirja e komuniteteve shtesë në Kushtetutë, përfshirë edhe atë bullgar.Sipas Brukselit, miratimi i tyre mbetet një hap i domosdoshëm për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit.Në komunikatën zyrtare për Paketën e Zgjerimit, Komisioni Evropian thekson se vendi ka vazhduar përgatitjet për hapjen e klasterit të parë, por duhet të përmbushë detyrimet e marra për ndryshimet kushtetuese dhe të forcojë sundimin e ligjit.Korrupsioni mbetet problem serioz, rastet parashkruhenVlerësimet janë veçanërisht kritike sa i përket luftës kundër korrupsionit.Sipas raportit, Maqedonia ka një nivel të moderuar të përgatitjes në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, por përparimi mbetet i kufizuar.Komisioni Evropian konstaton se nuk është shënuar përparim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, i cili vazhdon të jetë gjerësisht i përhapur.Në veçanti, theksohen vonesat në procedurat për korrupsion të nivelit të lartë, ku disa raste parashkruhen pa marrë një epilog përfundimtar gjyqësor.Kjo gjendje, sipas vlerësimeve të Komisionit, e forcon më tej perceptimin e pandëshkueshmërisë dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucione.Brukseli kërkon luftë më efikase kundër korrupsionit, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.Vlerësime pozitive për Planin e Rritjes dhe harmonizimin me BE-nëPërkundër vërejtjeve për sundimin e ligjit, Komisioni Evropian regjistron rezultate pozitive në zbatimin e agjendës reformuese të lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.Sipas Komisionit, Maqedonia ka shënuar përparim të konsiderueshëm në realizimin e hapave reformues të paraparë dhe renditet ndër vendet që kanë pasur rezultate më të mira në shfrytëzimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje.Plani përfshin integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian, integrimin ekonomik rajonal, zbatimin e reformave thelbësore dhe qasjen në mbështetje shtesë financiare.Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit, vlerësoi se Maqedonia ka përmirësuar përgatitjen për anëtarësim në BE dhe bën pjesë ndër vendet kandidate me nivel të lartë të harmonizimit me legjislacionin evropian.Megjithatë, ajo theksoi se për përparim të mëtejshëm nevojiten rezultate shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e administratës publike.Maqedonia mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-sëVlerësim pozitiv vendi ka marrë edhe për harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia ka ruajtur harmonizimin e plotë me qëndrimet e politikës së jashtme të BE-së, përfshirë edhe ato lidhur me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës.Sipas Brukselit, kjo politikë përbën një sinjal të orientimit strategjik të vendit drejt anëtarësimit në BE dhe konfirmon rolin e tij si partner i besueshëm.Në raport vlerësohet pozitivisht edhe vazhdimi i bashkëpunimit rajonal dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me vendet e tjera të procesit të zgjerimit.Njëkohësisht, Komisioni rikujton nevojën për zbatimin me mirëbesim të marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe me vendet fqinje, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.Maqedonia përparon në reforma, por negociatat mbeten të bllokuaraRaporti vjetor i Komisionit Evropian tregon se Maqedonia po arrin rezultate në disa fusha, por ato ende nuk janë të mjaftueshme për të kaluar në fazën e ardhshme të procesit të integrimit evropian.Ndërsa Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina po shënojnë përparim në proceset e tyre të integrimit evropian, Maqedonia vazhdon të përballet me bllokadën politike të lidhur me ndryshimet kushtetuese.Sipas Brukselit, është i nevojshëm përmbushja e njëkohshme e kushteve politike dhe vazhdimi i reformave në drejtësi, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit.Mesazhi kryesor i raportit të ri është se Maqedonia po përmirëson përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ndryshimet kushtetuese të pamiratuara dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit mbeten pengesat kryesore në rrugën e saj evropiane.Sot, pas dorëzimit të raportit, pritet që kryeministri Mickoski të komentojë vlerësimet e Komisionit Evropian dhe të bëjë të ditura qëndrimet e Qeverisë për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.

Ndaj / Сподели