Sipas raportimeve, miliarderi ka fshirë nga platforma X (ish-Twitter) postimet ku kishte shprehur publikisht mbështetjen për republikanët gjatë fushatës zgjedhore.Arsyeja e këtij veprimi lidhet, sipas këtyre raportimeve, me shqetësimet e Musk për ndikimin që demokratët mund të kenë tashmë në vendimmarrjen politike dhe në të ardhmen e bizneseve të tij.Në veçanti, bëhet fjalë për projektet e tij në fushën e inteligjencës artificiale, ndërtimin e qendrave të të dhënave, eksplorimin e hapësirës përmes SpaceX dhe nismat e tjera strategjike.Musk, i cili në vazhdimësi ka kritikuar demokratët dhe ka mbështetur republikanët, druhet se ndryshimi i balancave politike mund ta ekspozojë atë ndaj presionit më të madh politik dhe rregullator.Megjithatë, motivet e fshirjes së postimeve nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga vetë Musk.
Lajmi ditës
Musk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!
