Vendimi i Aleksandar Vuçiq për të falur 49 persona mund ta çojë atë në bankën e të akuzuarve. Viktimat e vendimit të tij, nëse nuk marrin drejtësi në Serbi, mund të kërkojnë drejtësi edhe para Gjykatës Evropiane.
Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e plotë të 49 personave të falur nga Aleksandar Vuçiq më 27 shtator, ditën kur ai dha dorëheqjen si President i Serbisë. Ata përfshijnë Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Brendshme Dijana Hrkaloviq, të paktën 15 persona të akuzuar për shpërdorim detyre, që janë ndjekur penalisht për pastrim parash dhe persona që besohet se kanë pranuar ryshfete.
Vuçiq ka amnistuar edhe një duzinë personash që morën pjesë në sulmet ndaj protestuesve në Serbi gjatë dy viteve të fundit, që ka shkaktuar zemërim publik në Serbi. Midis tyre është Milosh Pavloviq, i cili ishte në gjyq për tentativën e vrasjes së studentes Sonja Ponjoviq.
