Lajmi ditës

NDODH EDHE KJO/ Për 17 vite kanë marrë pension për një të vdekur, tani duhet të kthejnë një shumë marramendëse

NDODH EDHE KJO/ Për 17 vite kanë marrë pension për një të vdekur, tani duhet të kthejnë një shumë marramendëse

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës Srpska po përballet me humbje serioze për shkak të evidencave jokonsistente dhe keqpërdorimit të autorizimeve që datojnë prej dy dekadash.


Drejtori i Fondit, Mladen Milić, konfirmoi për portalin BL se sistemi ka mangësi serioze të cilat individë të caktuar i kanë shfrytëzuar për vite me radhë, duke zbuluar një rast të pabesueshëm që u zbulua krejt rastësisht në fund të vitit të kaluar. Në qendër të rastit është një mashtrim që i ka kushtuar Fondit plot 100.000 marka konvertibile (rreth 51.000 euro) dhe ka zgjatur për 17 vite.

Gjithçka kishte nisur në vitin 2001, kur një përfitues kishte fituar të drejtën e pensionit, kishte dhënë autorizim për një grua të caktuar në Banja Luka dhe më pas ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meqë ai kishte vendbanim të regjistruar në Banja Luka, nuk ishte i detyruar të dorëzonte vërtetim jete.
“Zotëria kishte vdekur në vitin 2008 në Amerikë, ndërsa ne për këtë morëm vesh vetëm në fund të vitit 2025. Gjatë gjithë asaj kohe, pensioni i është paguar personit të autorizuar. Tronditëse është se edhe ky person i autorizuar ka ndërruar jetë në vitin 2013, ndërsa vajza e saj kishte vazhduar t’i merrte pagesat, derisa përfituesi në sistemin tonë trajtohej sikur të ishte ende gjallë”, deklaroi Mladen Milić për portalin BL.
Mashtrimi u zbulua vetëm pas procedurës së trashëgimisë dhe korrespondencës diplomatike përmes konsullatës në SHBA dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kur certifikata e vdekjes më në fund u regjistrua në librat e Banja Lukës. Fondi menjëherë ka dorëzuar kallëzim penal./Tema.mk/

Ndaj / Сподели