LAJME
Zjarr i madh në Tetovë, përfshihet nga flakët një depo – rrezikohet pompa Makpetrol?!Zërat se do të kthehet në BDI? Reagon Izet Mexhiti, ja çfarë thotë!Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burgZjarr i madh në Tetovë, përfshihet nga flakët një depo – rrezikohet pompa Makpetrol?!Zërat se do të kthehet në BDI? Reagon Izet Mexhiti, ja çfarë thotë!Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
Lajmi ditës

Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, është përfshirë në Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe forcimin e lidhjeve të vendit me rajonin dhe Evropën.“Ky është një projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe një investim i drejtpërdrejtë në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, forcimin e lidhjes së brendshme dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut me rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit”, deklaroi Zekolli Shaqiri.Ajo theksoi se Korridori 8 paraqet një arterie strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe Evropën, ndërsa rikonstruksioni i linjës Shkup-Kërçovë pritet të mundësojë transport më efikas dhe infrastrukturë më moderne.“Korridori 8 nuk është vetëm një linjë hekurudhore, është një arterie strategjike që e lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën”, theksoi Zekolli Shaqiri.Sipas saj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë të investojë në projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e vendit.

Ndaj / Сподели