Lajmi ditës

Kjo është doktoresha nga Tetova e cila humbi jetën në aksident në Shqipëri

Kjo është doktoresha nga Tetova e cila humbi jetën në aksident në Shqipëri

Spitali Klinik i Tetovës ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të mjekes Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në një aksident tragjik.Përmes një letre ngushëllimi, institucioni ka vlerësuar lart kontributin profesional dhe njerëzor të Dr. Feratit, e cila ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë në këtë institucion.Në njoftim thuhet se gjatë angazhimit të saj profesional, ajo u dallua për kompetencën, përgjegjësinë, përkushtimin dhe seriozitetin në punë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në shërbimin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pacientëve.Kolegët e saj e kujtojnë jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për mirësinë, pozitivitetin, buzëqeshjen dhe gatishmërinë e vazhdueshme për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.“Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.Në fund, Spitali Klinik i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan të ndjerën.U prehtë në paqe!

Ndaj / Сподели