Lajmi ditës

DETAJET/ Ra nga lartësia në vendin e punës në Austri, ndahet nga jeta këngëtari kumanovar Isren Imeri

DETAJET/ Ra nga lartësia në vendin e punës në Austri, ndahet nga jeta këngëtari kumanovar Isren Imeri

Kumanovari që jetonte në Wels pësoi aksident të rëndë më 19 gusht në një kantier në Luftenberg. Policia austriake konfirmoi se një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, me banim në Wels, ra rreth tetë metra nga skela dhe pësoi lëndime jashtëzakonisht të rënda. Më 1 shtator familjarë, miq dhe media shqiptare njoftuan se Isren Imeri kishte ndërruar jetë. Ai njihej gjithashtu si këngëtar i muzikës popullore dhe, sipas Albinfo-s, si aktivist i komunitetit shqiptar në Wels.

Ndaj / Сподели