LAJME
Humbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!Humbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!
Lajmi ditës

Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!

Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është  dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!

Një femicid i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Bogdanc, ku viktimë është 17-vjeçarja Biljana Kiriq, ndërsa si autor i dyshuar për vrasjen përmendet 21-vjeçari Viktor Guntarov, i cili gjithashtu u gjet i vdekur pranë veturës së djegur.

Familjari i vajzës, në një deklaratë për gazetën „Sloboden Peçat“, ka rrëfyer se Biljana për muaj të tërë ishte rrahur dhe sulmuar nga Guntarov, madje edhe në vende publike. Sipas tij, ajo e kishte denoncuar disa herë në polici, ndërsa ndaj tij ishin shqiptuar edhe masa mbrojtëse për të mos iu afruar, të cilat ai nuk i kishte respektuar.Sipas dëshmisë së familjarit, Guntarov e kishte detyruar vajzën të hipte në veturë, më pas e kishte djegur atë dhe në fund i kishte marrë jetën vetes. Biljana kishte qenë për një kohë të gjatë në lidhje me të, por kishte dashur t’i jepte fund marrëdhënies, gjë që nuk kishte arritur ta bënte.„Ishte një vajzë shumë e dashur. Vijonte shkollën e mesme të mjekësisë dhe kryente praktikën në spitalin e Gjevgjelisë. Nuk arrinin ta shkëputnin prej tij. E keqtrajtonte për një kohë të gjatë. Të gjitha institucionet kanë dështuar, por më së shumti Qendra për Punë Sociale“, ka deklaruar familjari i shqetësuar për „Sloboden Peçat“.Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se indikacionet e para tregojnë për vrasje dhe vetëvrasje, por rasti do të hetohet plotësisht.Sipas informacioneve jozyrtare, janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë në disa lokacione të qytetit, ku shihet se si Guntarov e merr viktimën me veturë, e dërgon në vendin ku dyshohet se ka kryer vrasjen dhe më pas i merr jetën vetes.Vajza e kishte denoncuar për dhunëBiljana Kiriq më 16 tetor e kishte denoncuar Viktor Guntarovin për rrezikim të sigurisë.„Pas denoncimit, menjëherë ka filluar të veprohet, ndërsa ndërkohë, në procedurë civile, personit i ishin shqiptuar masa mbrojtëse nga dhuna në familje“, bëjnë të ditur nga Prokuroria.Ndërkohë, sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 3 nëntor, në orën 18:40, një banor i Bogdancit kishte denoncuar se në vendin e quajtur „Içeva Çeshma“, në Gorno Selo, kishte vërejtur një veturë të parkuar të përfshirë nga zjarri dhe një trup të pajetë pranë saj.Policia kishte konstatuar se trupi i pajetë i përkiste V.G. (21) nga Bogdanci. Pas shuarjes së zjarrit, në veturë ishte gjetur edhe një person tjetër i djegur, pa shenja jete.Me urdhër të prokurorit publik, të dy trupat janë dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.Babai e kishte denoncuar edhe më 1 tetorSipas MPB-së, më 1 tetor 2026, në orën 01:30, babai i Biljanës, Xhoko Kiriq (46), kishte denoncuar në polici se një natë më parë, rreth orës 21:00, pas një zënke verbale mes vajzës së tij 17-vjeçare dhe Viktor Guntarovit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, ky i fundit e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij familjare në Bogdanc.Sipas denoncimit, Guntarov e kishte kërcënuar me jetë nëse largohej nga shtëpia, ndërsa ia kishte dëmtuar edhe telefonin celular, me qëllim që ajo të mos kishte mundësi të telefononte policinë.Në një moment, vajza kishte arritur të largohej nga shtëpia përmes dritares. Ndihmë i kishin ofruar kalimtarë të rastit, të cilët kishin njoftuar policinë, ndërsa ajo ishte dërguar në Ndihmën e Shpejtë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjevgjeli.

Ndaj / Сподели