Prej javësh, baza mbështetëse MAGA kishte ngritur dyshime për atë që i ndodhi presidentit Trump në Pensilvani në 2024, diçka që rezultoi vendimtar për fitoren e tij.
Tani konspiracionistët kanë shtuar një mister të ri: të shtënat me armë të së shtunës në mbrëmje. Sipas tyre, e gjitha ishte një inskenim.
Edhe në Iran e kanë këtë dyshim. “Mos vallë Trump dëshiron ta shfrytëzojë në prag të zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit në SHBA, apo synon ta përdorë kundër Iranit apo ndonjë vendi tjetër?”, shkruan agjencia e lajmeve e Teheranit zyrtar, duke nënvizuar se presidenti kishte publikuar menjëherë pas sulmit një postim ku thoshte se do të kthehej në gala për të vazhduar darkën, një version “mondan” i atij “Fight, Fight, Fight” , thirrja që e kishte kthyer në ikonë pas atentatit të vitit 2024.
Edhe fotoja e bërë nga Reuters pas skenave, ku kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, shfaqet duke buzëqeshur në mënyrë të çuditshme dhe të papërshtatshme pas atentatit, ka shtuar dyshime të tjera.
