LAJME
Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnëNisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnëNisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!
Lajmi ditës

Maturantja” pas festës rrëmbehet dhe rrihet nga 40-vjeçari me të cilin ishte në lidhje

Maturantja” pas festës rrëmbehet dhe rrihet nga 40-vjeçari me të cilin ishte në lidhje

Një 40-vjeçar nga Manastiri po përballet me procedurë penale pasi dyshohet se ka mbajtur me forcë të mbyllur dhe ka sulmuar fizikisht një vajzë 18-vjeçare me të cilën kishte lidhje personale.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, ngjarja ka ndodhur më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit, pasi vajza po kthehej nga mbrëmja e maturës. I dyshuari e kishte ndaluar me veturë dhe pasi ajo kishte hyrë në automjet, ai nuk e kishte dërguar në shtëpi, por kishte vazhduar të voziste duke ia marrë telefonin dhe duke mos e lejuar të largohej.

Situata eskaloi kur automjeti ndaloi në një lokacion, ku 18-vjeçarja tentoi të ikte. Sipas hetimeve, 40-vjeçari e ndoqi, e sulmoi fizikisht dhe e goditi disa herë. Më pas, ai e futi sërish në veturë dhe vazhdoi dhunën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjakderdhje nga hunda.

Vajza në fund arriti të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë nga një kalimtar i rastit.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një rast serioz me elemente të privimit të kundërligjshëm të lirisë dhe dhunës fizike.

Ndaj / Сподели