Lajmi ditës

Kamioni me targa të Kosovës rrëzon një shtyllë elektrike në Jazhinc, ndalohet nga policia në kufi

Kamioni me targa të Kosovës rrëzon një shtyllë elektrike në Jazhinc, ndalohet nga policia në kufi

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme pranë pikës kufitare në Jazhinc, ku një kamion me targa të Kosovës ka goditur një shtyllë elektrike, duke e rrëzuar plotësisht, mëson Tema.mk.


Sipas informatave nga terreni, pas përplasjes, shoferi i kamionit është ndaluar në pikën kufitare. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të automjetit./Tema.mk/

Ndaj / Сподели