LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Janevska: Universitetet që nuk përmirësojnë mangësitë do të mbyllen

Janevska: Universitetet që nuk përmirësojnë mangësitë do të mbyllen

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka paralajmëruar mundësinë e mbylljes së disa universiteteve në vend, nëse gjatë procesit të vlerësimit konstatohen mangësi që nuk do të korrigjohen. Ajo tha se kontrollet në institucionet e arsimit të lartë po vazhdojnë dhe se për herë të parë pas një periudhe të gjatë po zhvillohen vlerësime me përfshirjen e ekspertëve të huaj. Sipas Janevskës, në disa universitete janë evidentuar parregullsi në funksionim, ndërsa Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë tashmë ka nisur proceset e rregullta të vlerësimit dhe kontrollit të standardeve akademike.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Vlerësimet e para që po bëhen me ekspertë të huaj tregojnë se në disa universitete puna është e mirë, por në disa universitete të tjera do t’u hiqen akreditimet. Ne i respektojmë afatet ligjore dhe procedurat. Pasi të përfundojnë afatet për ankesa dhe mundësitë për korrigjim, ato institucione që nuk do t’i përmirësojnë mangësitë do të mbyllen gradualisht”.

Ministrja nuk bëri të ditur emra konkretë të institucioneve, por theksoi se procedurat do të zhvillohen në përputhje me ligjin, duke u dhënë institucioneve mundësi për ankesa dhe për përmirësimin e mangësive të konstatuara.

Ndaj / Сподели