zyrtarët policorë të Departamentit për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R. Xh. (20) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.Më pas, me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R. Xh. në Tetovë.Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre paketime më të mëdha dhe një qese najloni me marihuanë.Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojë kallëzim përkatës.
Lajmi ditës
Kontrolle në Tetovë, gjendet marihuanë – arrestohen dy persona
