LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Firmat në Maqedoni kanë tërhequr deri në 200 milionë euro në valuta nga bankat për vetëm një muaj

Firmat në Maqedoni kanë tërhequr deri në 200 milionë euro në valuta nga bankat për vetëm një muaj

Firmat në Maqedoninë e Veriut kanë tërhequr rreth 200 milionë euro depozita valutore nga bankat komerciale vetëm gjatë muajit prill, tregojnë të dhënat nga raporti mujor i Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për masën monetare dhe depozitat e sektorit joshte­tëror, përcjell PressOnline.al.

Sipas raportit, depozitat valutore të sektorit korporativ kanë rënë nga 66.1 miliardë denarë në fillim të prillit në rreth 54.7 miliardë denarë në fund të muajit, që paraqet një ulje prej 17.2 për qind.

Bankierë nga bordet drejtuese të bankave komerciale, të kontaktuar për sqarime, thonë se kjo nuk lidhet me mungesë besimi në sistemin bankar apo drejtpërdrejt me krizën në Lindjen e Mesme, por kryesisht me inflacionin e lartë.

“Sipas kompanive, është më mirë që tani të sigurojnë lëndë të para, repromateriale, patundshmëri apo pajisje pune, sepse presin që në të ardhmen ato të bëhen shumë më të shtrenjta. Për këtë arsye po i tërheqin kursimet valutore nga bankat dhe po i investojnë”, shprehen disa drejtues të bankave komerciale. Sipas tyre, kjo dukuri ka nisur që nga java e fundit e marsit dhe mund të vazhdojë edhe gjatë muajit maj. Megjithatë, ata paralajmërojnë se problem serioz mund të paraqitet nëse kjo tendencë vazhdon për një periudhë më të gjatë, pasi mund të rrezikojë stabilitetin e kursit të denarit.

Në të njëjtën kohë janë ulur edhe depozitat në denarë të kompanive, me rreth 5 për qind. Rënia arrin mbi 6 miliardë denarë, apo afërsisht 100 milionë euro në valutë vendore.

Ndërkohë, kursimet e qytetarëve, si në denarë ashtu edhe në valuta të huaja, mbeten stabile dhe pa ndryshime të mëdha.

Nga Banka Popullore konfirmojnë se “depozitat e sektorit korporativ në prill janë më të ulëta për 9.1 për qind në baza mujore, kryesisht për shkak të uljes së depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe mjeteve depozituese, ndërsa është regjistruar edhe rënie e depozitave afatgjata. Në të njëjtën kohë, depozitat afatshkurtra në denarë kanë shënuar rritje”. (PressOnline.al)

Ndaj / Сподели