LAJME
Vuçiç në panik nga humbja – ua ndalon hyrjen në seli disa mediave!Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!Ja profesorët e BDI-së që dyshohet se po shantazhojnë me heshtje studentët e USHT-së për provimin e jurisprudencës në shqip (FOTO)Edi Rama kërcënon, ja mesazhi i tij për ata që protestojnë!I dehur dhe me marihuanë në veturë, shoferi i BMW-së godet tre 16-vjeçarë në Tetovë dhe largohet nga vendi i ngjarjesU godit me plumb gome nga polici, Vishkulli do të niset sot për kurim jashtë venditNis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pasU plagos me plumb gome në sy gjatë protestës/ 28-vjeçari Erjon Vishkulli dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtëVuçiç në panik nga humbja – ua ndalon hyrjen në seli disa mediave!Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!Ja profesorët e BDI-së që dyshohet se po shantazhojnë me heshtje studentët e USHT-së për provimin e jurisprudencës në shqip (FOTO)Edi Rama kërcënon, ja mesazhi i tij për ata që protestojnë!I dehur dhe me marihuanë në veturë, shoferi i BMW-së godet tre 16-vjeçarë në Tetovë dhe largohet nga vendi i ngjarjesU godit me plumb gome nga polici, Vishkulli do të niset sot për kurim jashtë venditNis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pasU plagos me plumb gome në sy gjatë protestës/ 28-vjeçari Erjon Vishkulli dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë
Lajmi ditës

Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!

Familja e Erjonit e nxjerr në rren Ramën: Për kurim në Itali e dërguam me kursimet tona!

Propaganda shtetërore rreth trajtimit mjekësor të 28-vjeçarit të plagosur në sy u rrëzua përballë të vërtetës lakuriq: shteti e la pas dore, ndërsa e gjithë barra financiare dhe organizative për kurimin e tij jashtë vendit u përballua plotësisht nga vetë familja.Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit nxituan të ambalazhojnë ngjarjen me pretendime pompoze për “kujdes” e “operacion humanitar”, ky reaksion nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë e ultë për të mbuluar përgjegjësinë institucionale me shfaqje mediatike. Të përvetësosh meritën e shpëtimit të një të riu kur çdo cent doli nga xhepat e prindërve dhe të afërmve të tij është kulmi i hipokrizisë politike dhe një fyerje e hapur ndaj sakrificës së familjes.Kjo ngjarje nxjerr në pah degradimin e plotë të Policisë së Shtetit, e cila në vend që të mbajë llogari për rrethanat se si u dëmtua rëndë një qytetar, zgjodhi rrugën e mbrojtjes së vetvetes dhe shpëlarjes së duarve përmes gjuhës burokratike.Në vend të llogaridhënies dhe reagimit me dinjitet, organi i rendit funksionon si një armatë që mbron imazhin e pushtetit dhe jo jetën apo shëndetin e njerëzve. Historia e këtij 28-vjeçari nuk është asnjë fitore apo arritje shtetërore, por dëshmi e gjallë e një sistemi që të lëndon, të braktis kur ke më shumë nevojë dhe më pas përpiqet ta përdorë fatkeqësinë tënde për propagandë politike.

Ndaj / Сподели