Lajmi ditës

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës/ 28-vjeçari Erjon Vishkulli dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës/ 28-vjeçari Erjon Vishkulli dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur me plumb gome gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Sipas burimeve, stafi mjekësor ka konfirmuar se i riu ka pësuar dëmtime të rënda në sy, ndërsa raportohet për shkëputje të bebes së syrit.

Vishkulli u plagos gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. Pas goditjes, ai mori ndihmën e personave që ndodheshin pranë dhe u transportua drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.

28-vjeçari është i njohur edhe për përfshirjen e tij në grupimin e tifozëve kuqezi, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë reaguar pas plagosjes së tij, duke i uruar shërim të shpejtë.

“Erioni, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty, vëlla”, thuhet në mesazhin e tifozëve.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së sotme.

Ndaj / Сподели