Lajmi ditës

Hajredini: Ali Ahmeti është pajtuar që të fshihet UÇK-ja!

Hajredini: Ali Ahmeti është pajtuar që të fshihet UÇK-ja!

Sipas ish ministrit të Financave, Xhevdet Hajredini, fjala shtetëformues nuk ekziston askund. Kjo sipas tij është një gënjeshtër e madhe e asaj që e pamë në Samitin e diasporës në Tiranë. Atje doli në pah, siç shton ai, “se përveç Ali Ahmetit liderë tjerë partiak nuk pati, as nga Shqipëria e as nga Kosova”.

“Ali Ahmeti, 25 vite e mban rolin e kryetarit të partisë, është deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ai asnjëherë nuk ka folur në Kuvend, ai mban fjalime të zjarrta atje (në Shqipëri), ndërsa nuk flet aty ku paguhet. Askush nuk ia shtron këtë pyetje Aliut”, ka thënë Hajredini në intervistën 5pyetjet.al.

Hajredini thotë se Ahmeti shumë herë e ka përsëritur atë se i është ofruar ndarja e Maqedonisë, por shton se ky është një absurd që ai e thekson në vazhdimësi.

“Është një absurd, keqpërdorim i auditoriumeve të ndryshme për promovimin e vet personal. Ali Ahmeti nga teksti i Marrëveshjes së Ohrit është pajtuar të fshihet UÇK-ja të fshihet fjala luftë, por të përmendet vetëm konflikt i grupeve të armatosura, është amnistuar dhe çarmatosur vullnetarisht pa kushte, jo si luftëtar, por si person që ka kryer vepra penale në konfliktin e vitit 2001. Nuk janë fjalët e mia, por shkruhet në Marrëveshjen e Ohrit”, tha ai duke shtuar se ata e keqpërdorën paraqtjen në media për 35 vite.

Aktivistët e BDI-së presin rend te ambasadori i Shqipërisë

Hajredini ka folur edhe për rolin e ambasadorit shqiptar në vend, Denion Meidani, sipas të cilit nuk është punë e tij që të përzihet në marrëdhëniet mes partive shqiptare këtu.

“Aktivistët e BDI-së presin rend te ambasadori i Shqipërisë, i pranon dhe i nxjerr në Fejsbuk, haptazi ai përzihet në marrëdhëniet e partive shqiptare në Maqedoni, nuk është punë e tij”, ka thënë Hajredini.

Ndaj / Сподели