LAJME
Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeTërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreative
Lajmi ditës

Emrat e rrugëve në Tetovë, BDI sërish në protesta – ja data

Emrat e rrugëve në Tetovë, BDI sërish në protesta – ja data

BDI – Dega Tetovë njoftoi se më 11 korrik do të organizojë protestë qytetare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe sheshit në Tetovë.

Në një kumtesë për mediat, dega e BDI-së pretendon se Komuna e Tetovës nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, gjë që, sipas saj, ka çuar në shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe rikthimin e emrave të mëparshëm.

“Prandaj, për ne është më se e qartë se Bilall Kasami mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike për këtë vendim skandaloz. Heshtja dhe mosveprimi i tij ndaj kërkesave të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë përgjegjësi të rëndë ndaj interesit, historisë dhe dinjitetit të qytetarëve të Tetovës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga dega e BDI-së në Tetovë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës, të cilën e cilësojnë si protestë për mbrojtjen e dinjitetit, historisë dhe identitetit të qytetit.

Ndaj / Сподели