LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

E rrahën, filmuan dhe e kërcënuan një 14 vjeçare: Kallëzim penal për 18-vjeçaren dhe dy të miturat në Kumanovë

E rrahën, filmuan dhe e kërcënuan një 14 vjeçare: Kallëzim penal për 18-vjeçaren dhe dy të miturat në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzime penale kundër 18-vjeçares P.A. nga fshati Llojan i Likovës dhe kundër dy të miturave nga Kumanova, të moshës 14 dhe 15 vjeç, në lidhje me rastin më të fundit të dhunës mes bashkëmoshatarëve në Kumanovë, për të cilin ishte publikuar edhe një video-incizim në rrjetet sociale, transmeton Portalb.mk.

Vajzat dyshohet se para katër muajsh kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 14-vjeçare. Sipas njoftimit të MPB-së, më 13 mars të këtij viti, rreth orës 18:00, ato e kanë thirrur vajzën të dalë nga shtëpia e saj, pas së cilës e kanë bindur të hyjë në një hapësirë pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë.

“Aty fillimisht e kanë ofenduar, ndërsa më pas edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e filmuar të gjithë ngjarjen me telefon celular. Pas kryerjes së dhunës, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e denoncojë rastin dhe të mos flasë për videon e incizuar, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i ndodhë diçka edhe më e keqe”, njoftoi MPB-ja.

Më herët gjatë ditës së djeshme, prokurorja kryesore e Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë, Teuta Bediu-Ramadani, deklaroi se menjëherë pas publikimit të videos së dhunës është hapur lëndë dhe po veprohet me procedurë urgjente.

Ky është rasti i dytë i dhunës mes bashkëmoshatarëve për të cilin këtë muaj është publikuar video-incizim në rrjetet sociale. Rasti i mëparshëm ndodhi në lagjen Aerodrom në Shkup, ku një vajzë 12-vjeçare u sulmua nga bashkëmoshatarët e saj.

Ndaj / Сподели