LAJME
Lajmi ditës

Aksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajet

Aksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajet

Trembëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa po zhvillohen kontrolle në më shumë se 20 lokacione në disa qytete të vendit, në kuadër të operacionit “Filtër” të Administratës Doganore kundër kontrabandës së organizuar të cigareve.
Aksioni po zhvillohet në rajonet e Gjevgjelisë, Vallandovës, Strumicës, Dojranit, Velesit dhe Shkupit. Sipas autoriteteve, hetimi ka zbuluar disa raste të kontrabandës së sasive të mëdha të cigareve dhe shmangie të pagesës së detyrimeve në vlerë prej disa milionë eurosh.

Në hetim janë përfshirë kompani të spedicionit, transportit dhe importit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë dhe doganorë.

Operacioni po realizohet nga Administrata Doganore përmes Sektorit për Kontroll dhe Hetime dhe Njësisë së Hetimeve, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Autoritetet njoftojnë se operacioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më shumë detaje për rastin.

Ndaj / Сподели