Lajmi ditës

E rëndë/ Gjuajtje me ar’më zjarri, 47 vjeçari i jep fund jetës

E rëndë/ Gjuajtje me ar’më zjarri, 47 vjeçari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet.  Sipas njoftimit të Policisë mësohet se një shtetas, dyshohet se ka qëlluar veten me armë.

Trupi i 47-vjeçarit është gjetur në banesën e tij, ndërkohë që policia është duke punuar me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40,  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët një tjetër ngjarje u regjistrua në kryeqytet, ku një shtetas turk mbeti i plagosur me armë zjarri. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët, 39-vjeçari kishte debatuar me një tjetër bashkëkombas të tij, sherri i cili përfundoi deri në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit.

Ndaj / Сподели