Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut pritet të pësojnë rritje, duke e çuar çmimin e naftës në 98 denarë për litër, ndërsa benzina do të arrijë në 91,5 denarë për litër.
Rritja vjen pas ndryshimeve të çmimeve referente të derivateve në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e karburanteve në vend përcaktohen nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), i cili merr parasysh lëvizjet e çmimeve në tregun botëror dhe kursin e dollarit.
Kjo rritje pritet të reflektohet drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe transportit.
Sipas vendimit të fundit të publikuar më 10 gusht, nafta ishte ulur në 91,5 denarë për litër, ndërsa benzina BS-95 në 87 denarë.
Lajmi ditës
Lajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litër
