Më 5 korrik 2026, në ora 23:35, në SPB Tetovë, S.A. (41) dhe vëllai i tij A.S. (42), të dy nga fshati Përshevcë, kanë raportuar se rreth orës 21:00, derisa S.A. ndodhej në një lokal, ai kishte pranuar një telefonatë nga D.I., i cili i kishte kërkuar 100.000 euro dhe e kishte kërcënuar.
Më pas, S.A. dhe i dyshuari janë takuar në rrugën “120”, para një marketi, ku D.I. kishte mbërritur me motoçikletë. Mes tyre ka nisur një përplasje verbale e shoqëruar me kërcënime.
Pas një konflikti të shkurtër fizik, D.I. ka nxjerrë një thikë me qëllim që ta sulmonte S.A., por është penguar nga vëllai i tij, A.S. Gjatë përleshjes, i dyshuari fillimisht e ka plagosur A.S., e më pas ka therur edhe S.A.
Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.
Po atë mbrëmje, në ora 22:20, D.I. (37) nga Tetova është vetëparaqitur në Stacionin Policor të Tetovës në lidhje me rastin. Më pas, në ora 23:20, ai është arrestuar dhe është ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Lajmi ditës
Dy vëllezër nga Përshevca therën me thikë nga një 37-vjeçar nga Tetova, ja detajet
